Prishtina ka pësuar humbje në “Fadil Vokrri” nga Malisheva në xhiron e 14-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Lideret fillimisht u befasuan nga goli i Assane Diattas në minutën e pestë.
Kur po mundoheshin të gjenin golin e barazimit, ata pranuan golin e dytë. 15 minuta pas golit të Diattas, këtë herë ishte Altin Aliu që u dha goditjen kryeqytetasve nga pika e bardhë.
Vendësit u orvatën të gjejnë golin në pjesën e dytë, mirëpo malishevasit ikën me tri pikë.























