Mungesa e transportit publik si pasojë e bllokimit të buxhetit të Komunës së Prishtinës, ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e qytetarëve.

Situatën nga afër në qytet e ka përcjellur gazetarja e Klan Kosovës, Amantina Hasani.

Ajo deklaroi se sot punëtorët e “Trafikut Urban” i kanë dorëzuar autobusët në shenjë proteste, të cilët nuk kanë marrë paga tash e shtatë muaj.

Sipas gazetarës, këtë situatë po e shfrytëzojnë edhe taksitë ilegalë, të cilët aktualisht janë një nga mundësitë e vetme për të udhëtuar qytetarët të cilët s’kanë vetura personale, në drejtim të destinacioneve të caktuara.

 

Related Posts