Kosova të hënën mbrëma ka mbajtur stërvitjen e parë në përgatitjet intensive për para kualifikimet e FIBA EuroBasket 2029.
Dardanët kanë mbajtur stërvitjen në Palestrën “Sezai Surroi”, në Prizren, ku do t’i mbajnë të gjitha stërvitjet. Përgatitjet do të vazhdojnë deri të premten mbrëma dhe më pas do të zhvendosen në Shkodër.
Sfida Shqipëri-Kosovë zhvillohet në Shkodër, më 30 nëntor, nga ora 18:00.
Nën udhëheqjen e Bujar Locit, stërvitja ka qenë shumë e mirë, derisa Dardanët janë të motivuar maksimalisht për sfidën ndaj kuqezinjve.
Të martën stërvitjeve i bashkohen edhe Erjon Kastrati dhe Erolt Rrahmani, derisa në vend të Divine Myles të lënduar është ftuar Malcolm Armstead.
Kosova është në grup me Shqipërinë dhe Sllovakinë në parakualifikimet për FIBA EuroBasket 2029. Vendi i parë dhe vendi i dytë më i mirë nga tri grupet kualifikohen në fazën e ardhshme
























