Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se vendi do të mbajë zgjedhje të reja, siç ka thënë ai pa dëshirën e tij dhe LVV-së.

Ai ka thënë se për këtë fajtore janë ish-partitë opozitare.

Kurti ka thënë se këto parit një krizë legale, po synojnë ta kthejnë në krizë sociale.

“Një krizë që është legale dhe procedurale, dëshirojnë ta kthejnë në krizë sociale, sepse krizë ekonomike financiare në vendin tonë nuk ka”, tha Kurti pas nominimit për kryeministër, raporton teve1.info.

Kurti ka folur edhe për akuzuat që i janë bërë, që ka dështuar formimin e qeverisë, kur në të kaluarën partitë tjerë edhe më pak deputetë arritën të formojnë institucionet .

Ai ka thënë se më të nuk mund të bashkëpunohet, ku qeveria formohet me ndarjen e bordeve të ndërmarrje publike, dhënien e terminalëve doganore e poste ambasadorësh.

“Më akuzojnë se të tjerët na paskan bërë qeveri me 20% e 30%. Unë pajtohem që kanë bërë qeveri, madje kanë zgjedhur kryeministra edhe me 7%, por ne refuzojmë të jemi qeveri pazaresh. Me mua mund të kesh qeveri ku bëhet plan e strategji për ndihmën e familjeve e punëtorëve, por jo marrëveshje ku përfshihet ndarja e bordeve të ndërmarrjeve publike. Mu mua mund të bashkëqeverisës për të punuar bashkë që të zgjidhim sa më shumë çështje, e t’ua adresojmë qytetarëve sa më shumë halle, por jo të kemi marrëveshje ku ndahem terminale doganore, ose poste ambasadorësh”, ka thënë Kurti.

Ai tha se LVV do të jetë fituese e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Related Posts