Skuadra e Paris Saint-Germian shënoi fitore 5:3 ndaj Tottenham Hotspur, në ndeshjen e vlefshme për UEFA Champions League.

Tri gola në këtë përballje i shënoi mesfushori portugez, Vitinha, shkruan Indeksonline

Mesfushori portugez mori lavdata edhe nga trajneri kundërshtar, Thomas Frank.

Ai tha se fituesi ia ardhshëm i Topti të Artë do të jetë pikërisht mesfushori Vitinha.

“PSG-ja ka një Top të Artë. Por do ta bëjë edhe një tjetër dhe ai është Vitinha. Wow, çfarë lojtari i jashtëzakonshëm”, u shpreh trajneri i Spursave pas ndeshjes

Vitinha është vetëm 25-vjeçar dhe gjatë këtij sezoni ka treguar paraqitje fantastike me skuadrën e PSG-së.

Related Posts