Nuk janë qenie të komplikuara, përkundrazi janë shumë të thjeshtë andaj lehtë i kuptoni dëshirat e tyre në seks.
Ai më së shumti çmendet për…
Seks nën dush
Çdo mashkull e dëshiron trupin e femrës të lagur, por më së shumti atëherë kur mund ta prekë. Bashkohuni nën dush dhe lejoni t’ju prekë derisa uji butësisht ju përkëdhel nëpër lëkurë.
Nëse keni pasqyrë në banjë, shikohuni në të. Vetëbesimi i tij do të jetë më i fuqishëm kur sheh që aq bukur po kaloni.
Seksi oral
Po, në kuptimin e plotë të fjalës, kjo nuk është edhe ndonjë pozë, por gjithsesi ia vlen të provohet.
Nëse herë pas here ia bëni surprizë seksin oral, pranë vetes do ta keni një mashkull shumë të kënaqur.
Misionari i avancuar
Edhe pse ekzistojnë shumë variacione lidhur me këtë temë, pozat të cilat të së shumti ia forcojnë egon janë ato poza në të cilat partneri juaj mund të shohë se çfarë bën.
Nëse i qitni këmbët mbi supet e tij, ndërkaq ai mbështet në duar pranë jush, shikimi i vetë aktit dhe i fytyrës suaj do të ndikojnë në mënyrë stimuluese, ndërkaq frymëmarrja juaj do t’i tregojë më shumë se fjalët.