Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka bërë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz me rastin e 28 Nëntorit.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, para gazetarëve tha se këto festa janë të mangëta pa ish-krerët e ushtrisë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, të cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Ai shprehu besimin se ata do të kthehen dhe nëntorin e ardhshëm do të festojnë bashkë në Kosovë.

“Ju urojmë katër festat e nëntorit. Festa e vitit 1944 ngritja e flamurit në Krujë nga Skënderbeu, shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë me 1912, datëlindja e komandanti legjendar më 1955 dhe dalja në skenë e UÇK-së. Këto festa janë të mangëta sepse në i kemi krerët e UÇK-së në Hagë ku padrejtësisht po mbahen padrejtësisht në Hagë nga një gjykatë. Por ja që na ndodhi kjo dhe shpresojmë e besojmë që vitin e ardhshëm do t’i presim këto festa bashkërisht me ta”, tha Gucati.

Related Posts