Nëna e Shpat Kasapit ka treguar së këngëtari vitin e fundit nuk ka qenë i qetë, dhe për këtë, e gjithë familja ishte e shqetësuar.

Mes shumë emocioneve, ajo me lot në sy u shpreh krenare dhe e lumtur për djalin që ka qenë Shpati, dhe për gjithë dashurinë që njerëzit e treguan për të.

“22 vjet kam ligjëruar por sot ndjej një emocion që kurrë në jetë nuk e kam ndier, dhe e dinë të gjitha nënat që e kanë humbur fëmijën e vet. Jam shumë krenare dhe e lumtur që paskam lindur një djalë për të gjithë, Shpatin e paskeni dashur kaq shumë. Le të prehet në paqe pasi vitin e fundit nuk ka qenë i qetë, ka qenë një parandjenjë për neve që jemi shqetësuar si familje. E lus Zotin që të më ruajë fëmijët e tjerë pasi kam edhe drita të tjera të syve, nipërit e mbesat dhe Selvijen. Le të prehet në paqe, në lule të Xhenetit”, tha ajo.

Shpat Kasapi vdiq javën e kaluar në Itali, pas një sulmi në zemër. Ai u varros të dielën në vendlindje ku të pranishëm ishin mijëra qytetarë.

Related Posts