Ndërmarrja publike “Trafiku Urban” ka dalë me një sqarim për qytetarët e vendit.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se për shkak të protestës së kësaj ndërmarrjeje nga 24 nëntori deri më 2 dhjetor, janë humbur gjithsej 9 ditë të shfrytëzimit të biletave mujore të qytetarëve.

Andaj, “Trafiku Urban” deklaron për qytetarët se për t’ju kompensuar, ditët e humbura do të shtohen, dhe vlefshmëria e biletave mujore do të zgjatet automatikisht pas procesit të vulosjes.

Për të realizuar zgjatjen e vlefshmërisë së biletës, “Trafiku Urban” ka publikuar hapat si më poshtë:

  1. Paraqituni në cilëndo nga kioskat e Trafikut Urban.
  2. Prezantoni biletën tuaj mujore aktuale.
  3. Punëtori në kioskë do të vendosë vulën zyrtare të zgjatjes, e cila është e domosdoshme që kompensimi të hyjë në fuqi.
  4. Pas vulosjes, bileta juaj do të ketë zgjatjen automatike të ditëve të humbura.

Kioskat ku mund të bëhet vulosja:

  1. Kioska prapa Objektit të Komunës (Tek “Plepat”)

                           Orari i punës:

                           E hënë – E shtunë: 07:00 – 21:00

                           E diel: 08:00 – 16:00

  1. Kioska në lagjen “Kodra e Diellit” (Tek “Banesat e Bardha”)

                          Orari i punës:

                          E hënë – E premte: 07:00 – 21:00

                          E shtunë: 07:00 – 14:00

  1. Kioska në Bulevardin “Bill Kllinton” (Afër nënkalimit)

                           Orari i punës:

                           E hënë – E shtunë: 07:00 – 21:00

                           E diel: 08:00 – 16:00.

Related Posts