Grand Blue Fafa Resort & Spa në Golem ka prezantuar paketat zyrtare për festën e Vitit të Ri, duke sjellë një kombinim të luksit, argëtimit dhe mikpritjes për të gjithë mysafirët që dëshirojnë ta mbyllin vitin me një përvojë të paharrueshme buzë detit.
Për Natën Gala janë ofruar tre opsione çmimesh:
– 120 euro për person vetëm për Natën Gala
– 158 euro për person për Natën Gala dhe një natë akomodim
– 188 euro për person për Natën Gala dhe dy netë akomodim
Paketa përfshin Darkën Gala të Vitit të Ri, kokteilin e mirëseardhjes dhe pije alkoolike e joalkoolike pa limit. Mbrëmja do të shoqërohet me muzikë live nga Erida Jusufaj, Altin Myftaraj dhe Lazar Daka, ndërsa Albana Leka dhe Ines Memisharaj do të sjellin një program artistik të përzgjedhur posaçërisht për këtë natë.
Familjet me fëmijë do të kenë mundësi të përfitojnë nga menuja e personalizuar për të vegjlit dhe nga surprizat festive që do të sjellë Babagjyshi i Vitit të Ri. Në ndërrimin e viteve, mysafirët do të mirëpriten me një show fishekzjarrësh dhe një koktejl të përgatitur posaçërisht për momentin e mesnatës.
Resorti ka bërë të ditur se rezervimet janë të hapura dhe këshillon të gjithë të interesuarit të sigurojnë vendet e tyre me kohë, për shkak të kërkesës së shtuar gjatë sezonit të festave.
Për informacione dhe prenotime, Grand Blue Fafa mund të kontaktohet në numrat +355 69 708 6352 dhe +355 69 706 7501, ose në adresën elektronike info@fafa.al. Resorti ndodhet në Golem, përgjatë bregdetit Durrës–Kavajë.




























