Ka nisur seanca konstitutive e Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Veriut, ku pritet të betohet kryetari i ri Milan Radojeviq.
Ekipi i KosovaPress raporton se një prej asamblistëve serb, Marko Jakshiq ka vendosur para vetës flamurin e Serbisë në seancë.
Afër komunës së Mitrovicës së Veriut janë parë forca të Policisë së Kosovës dhe monitorues të KFOR-it.
Në sallën e kuvendit komunal është vendosur fotografia e presidentës, Vjosa Osmani dhe flamuri i Kosovës.


























