Çifti Klinton Pira dhe ganezja Jawsackie Jaboah që i dhanë fund sot jetës së tyre, ishin në një lidhje bashkëjetese.
Gjatë konfliktit në një banesë me qira ditore në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë, fillimisht 31-vjeçari nga Dibra qëlloi me thikë ganezen dhe më pas u hodh nga kati i 8-të.
Ajo ishte zhvendosur në Shqipëri për të jetuar me shqiptarin teksa në rrjete sociale të këtij të fundit duken foto të tyre të përbashkëta dhe mesazhe dashurie.