Milan ka gati përforcimin e madh për merkaton e janarit.
Tashmë dihet që Milan do të transferojë një sulmues gjatë merkatos së janarit, pasi Santiago Gimenez nuk bën pjesë në projektin e Max Allegri-t dhe meksikani do të largohet fiks pas një viti nga transferimi i bujshëm nga Feyenoord për 35 milionë euro.
Kuqezinjtë po ndjekin shumë emra për repartin sulmues, por i fundit që po fiton ndjeshëm terren është francezi i Crystal Palace, Jean-Philippe Mateta, i cili ka shënuar 9 gola në 23 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon.
Kontrata e 28-vjeçarit me Crystal Palace skadon në vitin 2027, ndaj drejtuesit e klubit anglez janë të hapur për largimin e tij për të përfituar sa më shumë nga kartoni i tij.
Sipas “The Sun”, Milan është i përgatitur të bëjë një ofertë afër 40 milionë eurove për të bindur Crystal Palace dhe për të siguruar transferimin e Jean-Philippe Mateta brenda merkatos së janarit, duke i vënë Allegri-t në dispozicion një sulmues të fuqishëm, i cili pritet të japë një ndihmë të madhe në garën për titullin kampion.



























