Spektakli më i madh shqiptar, Big Brother VIP, po rikthehet me emocion, intrigë dhe surpriza të papritura.

Edicioni i ri do të nisë më 20 dhjetor, duke sjellë një reality shou që do të mbajë të gjithë të pasionuarit të lidhur pas ekranit.

Ledion Liço do të jetë edhe këtë edicion nën drejtimin e programit, me stilin e tij të veçantë dhe interaktivitetin që e ka bërë të dashur për publikun shqiptar.

 Foto: Instagram

Rrjeti tashmë po ‘zien’ me spekulime për konkurrentët e mundshëm, ndonëse kanë dalë disa nga emrat.

Premtohet po ashtu se edicioni i këtij viti do të jetë i mbushur me surpriza, lojëra, sfida dhe situata të paparashikueshme që do të testojnë aftësitë e banorëve dhe do të argëtojnë spektatorët.

 Foto: Instagram

Big Brother VIP ka një histori të gjatë në Shqipëri, duke sjellë disa nga momentet më të diskutueshme dhe më të ndjekura televizive.

Edicioni i ri synon të tejkalojë pritshmëritë dhe të krijojë eksperiencën më të madhe televizive të vitit.

E ardhmja e spektaklit tashmë është e shkruar: 20 dhjetori do të shënojë fillimin e një aventure që nuk duhet humbur nga publiku shqiptar.

Related Posts