Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj tha se pas 28 dhjetorit, Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër.

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova tha çelësi për ta larguar atë nga kryeministria, është bashkëpunimi mes partive ish-opozitare.

“E para çka unë mendoj se do të ndodh është se Albin Kurti nuk është më kryeministër pas 28 dhjetorit, që qytetarët do ta votojnë në mënyrë masive Partinë Demokratike të Kosovës”.

“Ka një disponim për ne, ka një mbështetje për ne dhe çdo ditë jam në terren, edhe sot kam qenë në terren gjatë ditës dhe po bëjmë përpjekje që të komunikojmë me ta”, tha ai.

Hoxhaj u shpreh se sipas tij, kjo është forma e cila do të ofronte stabilitet.

“Çelësi i cili e largon z.Kurti është çelësi i një bashkëpunimi në mes të partive politike në opozitë, në mes të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe subjekteve tjera politike. Unë mendoj që vetëm këto mund të ofrojnë stabilitet”, tha ai.

 

Related Posts