Shtatë raste të dhunës në familje janë evidentuar brenda 24-orëve, në rajone të ndryshme të vendit.

Në këto raste të dhunës janë përfshirë së paku 14 persona, shkruan IndeksOnline.

Në dy raste të ndara në Prishtinë viktima ishin gratë, të cilat u shqetësuan nga bashkëshortët e tyre.

Të dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, për intervistim.

Në Leposaviq, një grua u sulmua nga djali i saj, i cili pas intervistimit u dërgua në mbajtje.

Ndërkaq, në Mitrovicë, një vajzë u ankua në polici se u sulmua fizikisht nga vëllai i saj.

“I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, deklaron policia.

Në Gjakovë, një grua u sulmua nga ish-burri i saj, teksa në Malishevë, një grua u sulmua nga ish-nusja e djalit.

Ky është raporti i plotë:

  • Prishtinë 09.12.2025 – 11:00. Është raportuar se viktima femër kosovare, është shqetësuar  nga ish-bashkëshorti i saj. Sipas ankueses  i dyshuari ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar, të njëjtit pas intervistimit janë liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
  • Podujevë 08.12.2025 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ai përmes telefonit kishte kanosur bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
  • Prishtinë 09.12.2025 – 18:00. Është raportuar se bashkëshorti i viktimës ka shkaktuar dhunë në familje. I dyshuari është intervistuar, ishte nën ndikim të alkoolit dhe me vendim të prokurorit mbahet në ndalim policor deri në këndellje.
  • Leposaviq 09.12.2025 – 13:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar nga djali i saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
  • Mitrovicë 09.12.2025 – 15:00. Është raportuar se ankuesja femër kosovare, pas një mosmarrëveshjeje të çastit, vëllai i saj e ka sulmuar atë fizikisht. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
  • Gjakovë 08.12.2025 – 22:29. Është raportuar se viktima femër kosovare, ka pësuar dhunë nga ish-burri i  saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
  • Malishevë 09.12.2025 – 13:00. Është raportuar se viktima femër kosovare, është sulmuar fizikisht nga ish-nusja e djalit të saj. Është intervistuar e dyshuara e cila më pas me vendim të prokurorit është liruar. Rasti vazhdon të trajtohet  në procedurë të rregullt.

Related Posts