Pas 14 viteve në krye me Mike Ashley në krye, Newcastle ka ranë dy herë në Championship, ndërsa tani zyrtarisht drejtohet nga sheikët e Arabisë Saudite, që premtojnë trofe në të ardhmen.
Klubi ka njoftuar ardhjen e pronarëve të rinj, duke konfirmuar edhe drejtuesit.
Drejtuesi i ri i Newcastle, Yasir Al-Rummayan, një ndër kryesorët në PIF, thotë se ndihet shumë i lumtur që kanë marrë drejtimin e klubit.
“Jemi shumë të lumtur që jemi drejtuesit e rinj të një nga klubet më të famshme në futbollin anglez”.
“Falënderojmë tifozët e Newcastle për mbështetjen e vazhdueshme gjatë viteve dhe jemi të emocionuar të punojmë bashkë me ta”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Amanda Staveley, drejtuese ekzekutive në PCP thotë se do këtë investime afatgjatë dhe synojnë të garojnë për trofe.
“Ky është investim afatgjatë. Jemi të emocionuar për të ardhmen e përbashkët te Newcastle”.
“Do ndihmojmë klubin që të këtë arritje të mëdha. Ambiciet janë si të tifozëve – të krijojmë skuadër të suksesshme që garon për trofe të shumtë në tërë botën”, deklaroi ajo.
Flitet se shuma për të cilën është blerë Newcastle është 353 milionë euro.