Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, e cila është banore e sezonit të katërt të Big Brother VIP Kosova, ka bërë një rrëfim të hapur për tatuazhet që ka në trup dhe kuptimet personale që ato mbartin.

Gjatë një bisede me banorët e tjerë, Fjolla ndau historitë dhe simbolikën pas çdo tatuazhi, duke ofruar një pasqyrë të jetës së saj personale dhe përvojave që e kanë formuar.

Ajo tha: “Data e lindjes së vajzës së madhe që më ka bekuar Zoti, data e lindjes së vajzës së dytë, këto varrat e jetës kur të vrahesh, që më ka goditur jeta, kjo është femra më e pushtetshme që e ka pushtuar detin, nëna e Medusës”.

 Foto: Instagram

Artistja shtoi: “Kjo është data e lindjes time 1986, shkopi magjik, ky është gjarpri, nuk më bën dot asgjë se po e ndezi cigaren”.

Deklaratat e saj janë bërë virale në rrjetet sociale, ku fansat dhe ndjekësit kanë komentuar hapur mbi mënyrën simbolike dhe personale se si ajo lidhet me tatuazhet në trupin e saj.

Gjithashtu, tregon edhe një anë më të thellë të Fjollës, duke e bërë atë një nga personazhet më të ndjekura dhe diskutuar të sezonit aktual të Big Brother VIP Kosova. 

Related Posts