Javën e kaluar gjithashtu u zbulua edhe një skandal tjetër i AKI-së dhe Prokurorisë, ku kanë krijuar dëshmitarë të rrejshëm për të akuzuar “Syrin e Popullit” dhe Lëvizjen Vetëvendosje.
E në lidhje me skandalët që po e përcjellin AKI-në në vazhdimësi, ka reguar përsëri ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.
Ai AKI-në e quan inteligjencë të krimit të organizuar dhe mafias politike.
“Agjencia private e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Ilmi Reqicës… AKI-ja përndryshe është vetëm një filial i SHIK-ut. AKI-ja ka qenë dhe është edhe sot pjesë e krimit të organizuar, pos që ka kidnapuar njerëz pa vendim gjykate, pos që ka spijunar pa vendim gjykate kundershtarët politik dhe konkurentet e bizneseve të Prontos, por edhe ka shantazhuar, ka montuar edhe procese”, shprehet Miftari .
Ai thotë se AKI-ja bashkë me SHIK-ut kanë punuar në identifikiin e dëshmitarëve të Gjykatës Speciale.
Sipas tij, deri tash janë verarë katër dëshmitarë të Speciales në Kosovë.
“Nga AKI-ja rregullisht kanë rrjedh informacione sekrete që kanë përfunduar në Beograd e Moskë… AKI, SHIK ka ndihmuar sistematikisht në indefikimin e dëshmitarëve të Gjykatës Speciale që kanë paraqitur rrezik për krerët e Pronto-mafias dhe së paku katër dëshmitarë i janë vrarë Gjykates Speciale”, thekson ai.
Ai kërkon mbylljen e AKI-së por edhe SHIK-ut, që sipas tij, ende vazhdon të punoj.
“Kësaj çerdhe të Pronto-mafias e SHIK-ut të PDK-së dhe të LDK-së, tani edhe e AAK-së, duhet me ia parkuar autobusin e Prokuririsë te porta (nëse Kosova ka prokurorë) dhe gjithë zyrtarët me i dërgu drejt në burgun e Dyzit, kurse njëherë për njëherë AKI, SHIK duhet me ia mbyllë derën me dry edhe ashtu nuk i shërben Kosovës”, përfundon Naim Miftari.