Një veturë është përfshirë nga zjarri dhe është shkrumbuar plotësisht mbrëmjen e sotme në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Jakovë Xoxa”, në vendparkimin e “Papas Pita”-s, prapa banesave “Five Star”.

Sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline, vetura është djegur në tërësi është bërë shkrumb e hi. Sipas pamjeve në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve dhe policia, të cilët kanë intervenuar për shuarjen e zjarrit.

Për momentin nuk raportohet për të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit nuk dihen.

 

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Horoskopi ditor – 22 Qershor
Tarifat e reja komunale në Prishtinë ngjallin debat
Ngjarjet e datës 22 qershor

Related Posts