Ish shef i Giykatesve Nderkombetare te BE-së Malcolm Simmons, prej vitit 2014-2017, me nje analize te publikuar ne The Washington Times, ka thene se EULEX-i dhe gjykatesit e Dhomave te Specializuara, qe vijne prej vendeve te ndryshme te BE-së, duhet te ndalen.
Ai ka thene se gjithçka ne lidhje me EULEX-in dhe Dhomat e Specializuara te Kosoves ne Hage tregon se BE-ja nuk eshte nje peshe e rende globale per administrimin e qeverisjes se mire nderkombetare dhe qartazi nuk eshte nje shembull qe te tjeret do te deshironin ta imitojne.
Simmons ka thene se Shtetet e Bashkuara dikur ndihmuan miqte e saj ne Kosove te shpetonin dhe ti çlironin ata nga spastruesit etnik serb.
Ndersa, tani kur liria e tyre kercenohet perseri, kesaj here nga evropianet pastrues te demokracise eshte koha qe Amerika ti detyroje evropianet qe te ndalojne, sepse liria e Kosoves eshte ne rrezik.
Shpetimi i Kosoves prej demokracise se Evropes permes heqjes se Misionit te Sundimit te Ligjit. Realiteti i politikes se BE-së ndaj Kosoves, ku jane shpenzuar miliarda dollare te taksa paguesve amerikane eshte i rrezikshem.
Imagjinoni qe Shtetet e Bashkuara ndihmuan ne krijimin e nje vendi te ri demokratik ne zemer te Evropes, duke i çliruar njerezit e saj nga fqinjet vetem qe Bashkimi Evropian te marre persiper misionin ndertimi i vendit dhe ta perdore ate per te permbysur udheheqjen e tij te zgjedhur.