Basketbollisti i Trepçës, Drilon Hajrizi ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj Federatës së Basketbollit të Kosovës për injorimin që sipas tij ka marrë.

Hajrizi shkroi se vitin e kaluar ishte më i miri, duke rrëfyer se nga salla e operacionit dhe me fasha në kokë, shkoi direkt në Minatori për të mbështetur ekipin, duke dhuruar shpirtin, djersën dhe zemrën për kampionatin.

“Ky veprim i Federatës më fyu gjakun, djersën dhe rezultatet. Sido që të jetë, ata e fyen veten. Unë nuk ndalem kurrë! Do të luftoj për Kosovën, për Mitrovicën, për Trepçën”, shkroi Hajrizi.

Ai ndër tjerash theksoi se Dardan Berisha është lojtar emblematik i Kosovës, por vitin e kaluar unë ai ishte më i miri në Superligën e Kosovës./Klankosova.tv

 

Related Posts