Mbrëmjen e së shtunës ka startuar zyrtarisht edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania, duke rikthyer në ekran formatin më të ndjekur në vend.

Ashtu si edhe sezonin e kaluar, rolin e moderatorit e mban Ledion Liço.

Gjatë Prime-it të parë, një deklaratë e tij nuk kaloi pa u vënë re nga publiku dhe u interpretua gjerësisht si një thumbim ndaj ish-prezantueses së formatit, Arbana Osmani.

Teksa fliste për rrjedhën e lojës dhe rolin e moderatorit, Ledioni u shpreh se ka pasur “një edicion tjetër ku moderatori ishte në konkurrencë me banorët”.

Kjo fjali u komentua menjëherë në rrjete sociale, ku shumë ndjekës e panë si një referencë të drejtpërdrejtë ndaj sezoneve të mëparshme të BBVA-së, të moderuara nga Arbana Osmani.

Megjithatë, Liço nuk e përmendi asnjë emër konkret, duke lënë gjithçka në nivelin e një deklarate të nënkuptuar.

Pavarësisht kësaj, momenti u kthye në një nga temat më të diskutuara të nisjes së sezonit të ri, duke ndezur debate mes fansave të formatit.  

Related Posts