Sezoni më i bukur i vitit po afron dhe Grand Blue FAFA në Golem ka përgatitur një përvojë të veçantë për të gjithë ata që dëshirojnë ta festojnë Krishtlindjen mes luksit, elegancës dhe ngrohtësisë festive. Hoteli prestigjioz sjell një Mbrëmje Gala të Krishtlindjeve, e konceptuar për të krijuar kujtime të paharrueshme për familje, çifte dhe miq.

Atmosfera festive do të shoqërohet nga muzikë live, e cila do t’i japë mbrëmjes ritëm dhe emocion, ndërsa të ftuarit do të kenë mundësinë të shijojnë një spa relaksuese, ideale për çlodhje dhe mirëqenie. Për një komoditet maksimal, hoteli ofron gjithashtu late check-out, parking falas dhe animatorë profesionistë për fëmijët, duke e bërë këtë festë perfekte edhe për familjet.

Për Krishtlindje, Grand Blue FAFA ka përgatitur paketa speciale, të menduara për të përmbushur çdo dëshirë:

  • Darka Gala me çmimin 65 € për person

  • Darka Gala + 1 natë akomodim, vetëm 95 € për person

Këto oferta kombinojnë shijen e kuzhinës së përzgjedhur, shërbimin cilësor dhe komoditetin e një qëndrimi luksoz buzë detit.

“Krishtlindjet duken edhe më magjike në Grand Blue FAFA” – është mesazhi që hoteli përcjell këtë vit, duke ftuar të gjithë ata që kërkojnë një festë ndryshe, plot stil dhe emocione pozitive.

Rezervimet janë tashmë të hapura dhe interesimi është i lartë. Të interesuarit mund të kontaktojnë në:
📞 +355 697086352 | +355 697067501
📩 info@fafa.al

Related Posts