Pas paraqitjes së kërkesës së Besim Kelmendit për lirim nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Këshilli Prokurorial i Kosovës thirri mbledhje të jashtëzakonshme.

Në këtë mbledhja u aprovua kërkesa e Besim Kelmendit me gjashtë vota për për lirim nga pozita e U.D të Kryeprokurorit të Shtetit.

“Aprovohet kërkesa me gjashtë vota për lirimin nga detyra e U.D të Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi”,deklaroi Kryesuesi Ardian Hajdaraj.

Pas largimit nga detyra e Kelmendit, Kryesuesi Hajdari propozoi që Prokurori Agron Qalaj sërish të vihet në pozitën e U.D të Kryeprokurorit të Shtetit deri në një vendim tjetër, propozim që mori pesë vota për, dhe një kundër.

Besim Kelmendi ka paraqitur kërkesë përmes së cilës ka kërkuar që të lirohet nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Kjo kërkesë e Kelmendit vie pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, me të cilin është anuluar vendimi i Këshillit Prokurorial, me të cilin ishe shkarkuar nga kjo pozitë, ndërsa, me aktvendimin e Gjykatës së Apelit është konfirmuar vendimi i Themelores, e cila ka theksuar se çështja është e gjykuar.

Related Posts