Largimi i Sabianit ka mërzitur të gjithë banorët në shtëpinë e Big Brother.
Madje, njëri nga miqt e tij më të mirë brenda shtëpisë, Iliri, ka kërkuar që edhe ai menjëherë të largohet nga loja.
Të gjithë banorët nuk pushonin dot duke qarë për ikjen e këngëtarit, derisa tej mase e prekur ka qenë edhe Fifi e cila po qante me dënesë.
“E kisha si vëlla, te ai gjeja edhe veten. Okej e bisedojmë edhe më vonë, por që unë veçse e kam vendosur”, ishin fjalët e Ilirit, të cilit i rridhnin lotët papushim.
Theksojmë se Sabiani është banori i katërtë që lë shtëpinë e Big Brother.