Një tjetër moment tensioni është shënuar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku Labi pati një përplasje të drejtpërdrejtë me Elijonën.

Debati nisi pas një komenti ironik të Elijonës, e cila iu drejtua Labit duke i thënë: “Më fal, a mund të të pyes, a e ke mirë syrin?”, duke iu referuar situatës së mëparshme kur Klodi i kishte hedhur pije në sy, ndërsa Labi kishte reaguar duke e ekzagjeruar gjendjen, duke thënë se nuk shihte.

Ky koment nuk u prit mirë nga Labi, i cili reagoi menjëherë dhe ia përmendi Elijonës një situatë të sajën me Edin, për të cilën banorja kishte folur më herët, duke përmendur raportin e tyre jashtë shtëpisë. Sipas Labit, ajo kishte tentuar të paraqitej ndryshe para publikut.

 BBVK/YouTube

“Mund të paraqitesh e mirë, por publiku i di gjërat jashtë. Mund të gënjesh këtu, por publiku i di gjërat”, i tha Labi Elijonës, me një ton të ashpër.

Nga ana e saj, Elijona u mbrojt duke thënë se betohet që nuk ka gënjyer në asnjë fjalë dhe se nuk ka hyrë në BBVK për të gënjyer, duke insistuar se gjithçka që ka thënë ka qenë e vërtetë.

Ky debat shtoi edhe më shumë tensionin mes banorëve dhe u komentua gjerësisht edhe nga publiku jashtë shtëpisë.

“Mund të paraqitesh e mirë, por publiku i di gjërat jashtë” – Debati mes Labinotit dhe Elijonës!  www.youtube.com

Related Posts