Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Rudarë në Mitrovicë, ku janë përfshirë dy automjete, mes të cilave njëra zyrtare.

Si pasojë e aksidentit, janë lënduar pesë persona, dy prej të cilëve janë zyrtarë policorë.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Munish Avdiu, zyrtar i trafikut rajonal nga Policia e Kosovës, Stacioni Policor Mitrovicë e Veriut.

“Ka ndodhur aksident trafiku me lëndime trupore në magjistrale, në rrugën nacionale në fshatin Rudar. Janë të involvuara dy automjete, një automjet zyrtar dhe një civil, janë pesë persona të lënduar. Në mesin e tyre, dy zyrtarë policorë.”, tha ai.

Related Posts