Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjes.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani uroi që kjo festë të sjellë paqe në shpirt, dashuri në familje dhe shëndet në çdo shtëpi.

“Në këtë festë drite e shprese, uroj nga zemra të gjithë besimtarët e krishterë që Krishtlindja t’u sjellë paqe në shpirt, dashuri në familje dhe shëndet në çdo shtëpi.

Le të na bashkojë tradita jonë e respektit, solidaritetit dhe e mikpritjes, duke na dhënë forcë të ecim përpara së bashku, me besim, shpresë dhe mirëkuptim.

Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen”, ka shkruar e para e shtetit, njofton Rilindjashqiptare.

Related Posts