Një stuhi e fuqishme bore ka kapluar rajonin italian të Piemontes, duke shkaktuar kaos të madh.
Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë ndërtesa dhe automjete të mbuluara krejtësisht nga bora, ndërsa shërbimet lokale paralajmërojnë për rrugë të bllokuara dhe rrezik të lartë orteku.
Vetëm për 48 orë, ranë rreth 150 cm borë, si pasojë, rrugë u bënë të pakalueshme.
Skenat janë dramatike, banorët janë të detyruar të gërmojnë tunele për të arritur në shtëpitë e tyre, sipas raportimeve lokale.
Një nga zonat më të goditura është vendpushimi i njohur i skive Prato Nevoso, që ndodhet 1480 metra mbi nivelin e detit, i cili është mbuluar plotësisht nga bora pas më shumë se dy ditëve reshjesh të pandërprera.
Të gjitha rrugët hyrëse janë të bllokuara dhe situata mbetet shumë e rëndë.
























