Janë numëruar 26 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon të publikojë përditësimet.
Nga procesimi i 653 vendvotimeve, lideri i VV-së, Albin Kurti deri tash ka marrë 88,730 vota.
Në listën e VV-së, Kurti pasohet nga Glauk Konjufca me 69,244 vota, Hekuran Murati 35,919 vota, Albulena Haxhiu 35,886 , Donika Gërvalla-Schëarz 31,384, Xhelal Sveçla 28,744, Hajrulla Çeku 26,694, Avni Dehari 23,547, Mimoza Kusari-Lila 21,430 e Ejup Maqedonci 20,020.
Ndërkaq te Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza ka marrë 40,396 vota. Pas Hamzës, më i votuari deri tash është Arian Tahiri 19,460, ndërsa Përparim Gruda, Uran Ismaili, Sala Jashari, Vlora Çitaku, Arben Mustafa, Enver Hoxhaj e Rrahman Rama janë në top 10-she.























