Një burrë 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Spiten të Lezhës.
Viktima, i identifikuar si Preng Perjaku, është konstatuar me dëmtime trupore, ndërsa nga veprimet paraprake dyshohet se rasti ka ndodhur në rrethana vetjake.
Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit të Lezhës për veprime të mëtejme, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
“Rreth orës 10:05, në banesën e tij në fshatin Spiten, është gjetur pa shenja jete shtetasi P. P., 65 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.























