Importi i fishekzjarrëve në Kosovë arrin 351 mijë kilogramë, me vlerë rreth 800 mijë euro, tha zëdhënësit të Doganës së Kosovës Adriatik Stavileci.
“Gjatë vitit 2025, janë importuar 351 mijë kilogramë fishekzjarrë, me një vlerë të përgjithshme prej rreth 800 mijë euro, sipas të dhënave zyrtare doganore.
Ky nivel i importit dëshmon për kërkesë të shtuar në treg, veçanërisht në periudhën e fundvitit, kur përdorimi i fishekzjarrëve rritet ndjeshëm për shkak të festave dhe organizimeve publike e private”, tha Stavileci.
Ndryshe, nga institucionet e sigurisë është theksuar se përdorimi i fishekzjarrëve pa leje përbën rrezik për sigurinë publike, veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit, ndaj qytetarët janë ftuar të respektojnë rregullat ligjore dhe udhëzimet përkatëse.





























