Një video e publikuar së fundmi nga një seancë e hapur stërvitore e FC Porto ka ngjallur reagime në rrjetet sociale. Në pamje shihet talenti 18-vjeçar Rodrigo Mora dhe portieri, Diogo Costa.
Diogo Costa shihet duke i dhënë një shkelm të lehtë Mora-s nga pas, gjë që disa e kanë interpretuar si akt agresiv dhe shenjë tensioni brenda ekipit. Megjithatë, media portugeze “O Jogo” e përshkruajnë situatën si një reagim lozonjar dhe shakator, një formë “hakmarrjeje” sportive mes bashkëlojtarësh, pa asnjë qëllim të keq.
Nuk ka asnjë raport zyrtar për një atmosferë të keqe në skuadër, konflikt serioz apo masa disiplinore. Përkundrazi, marrëdhëniet brenda ekipit konsiderohen normale dhe pozitive.
Gjithashtu, FC Porto po kalon një periudhë të mirë në kampionat dhe nuk ka shenja krize apo destabilizimi në klub.
🚨 Exclusivo CMTV: Diogo Costa, capitão do FCPorto, agride Rodrigo Mora com uma patada nas costas.
Péssimo clima no Dragão.
Jogadores vêem motivos para rescisão imediata.
pic.twitter.com/9XmGx3YhYO— LM ® (@LuisMota1986) January 1, 2026





























