Në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi e pakonfirmuar, e cila pretendohet se paraqet Presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, nën kujdestarinë e forcave speciale amerikane Delta Force.
Sipas këtyre raportimeve jozyrtare, Aeroporti Ndërkombëtar i Karakasit thuhet se ndodhet nën kontrollin e ushtrisë amerikane.
Deri më tani, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga autoritetet amerikane apo venezuelane lidhur me këto pretendime.
Burimi i fotografisë dhe rrethanat në të cilat ajo është realizuar mbeten të paqarta, ndërsa zhvillimet po ndiqen me vëmendje nga media ndërkombëtare.
























