Komuna e Rahovecit do të subvencionojë lindjet ne QKMF-në e qytetit.

Vendimi është nënshkruar nga kryetari, Smajl Latifi.

Sipas vendimit, nga janari i këtij viti, çdo lindje e realizuar në maternitetin e QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti”, do të mbështetet nga Komuna me 600 euro.

Ky subvencionim pritet të rritet në 750 euro, deri në përfundim të mandatit të kryetarit.

Paraprakisht, subvencionimi për lindjet në këtë maternitet ishte 500 euro.

Related Posts