Vërshimet e ditëve të fundit që përfshinë vendin tonë, lanë shumë familje pa kulm mbi kokë.

Njëjtë ndodhi edhe në Prishtinë.

E kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, njoftoi se familjeve të prekura nga vërshimet u kanë siguruar banesa me qira, “të cilat Kryeqyteti do t’i mbulojë për gjashtë muaj”.

Ai tha se sot ka vizituar disa nga familjet e evakuuara nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Kryeqytet.

Rama tha se do të vazhdojnë të jenë angazhuar për sigurinë dhe mirëqenien e qytetareve të Kryeqytetit.

Related Posts