Getinjo dhe artisti i ri në rritje, Bleta Përtace, kanë bërë një postim të përbashkët.
Ata janë shfaqur krah njëri-tjetrit, pranë një veture të parkuar buzë rrugës, shkruan IndeksOnline.
Duket se dyshja ka punuar për një bashkëpunim të parë, por vëmendjen e merr mbishkrimi i tyre.
“S’qesim kangë deri sa t’del Thaçi prej Hagës” është mbishkrimi në fotografinë e tyre.
Mbetet të shihet se çfarë kanë rezervuar ata për fansat.
























