Më 16 janar shënohet datëlindja e themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemalit.

Ai lindi në vitin 1844, dhe vdiq në moshën 75-vjeçare, tetë ditë pas ditëlindjes së tij, më 24 janar 1919.

Ndërkohë, presidenti Bajram Begaj ka uruar ditëlindjen e tij, duke thënë se Qemali ishte burrë vizionar që bëri realitet ëndrrën shekullore të shqiptarëve për liri dhe pavarësi në trojet e të parëve.

“Sot, në ditëlindjen e tij, nderojmë themeluesin e shtetit shqiptar, burrin vizionar që bëri realitet ëndrrën shekullore të shqiptarëve për liri dhe pavarësi në trojet e të parëve. Aspirata e Ismail Qemalit për një Shqipëri evropiane mbetet edhe sot e vetmja strategji kombëtare, i vetmi qëllim, realizimi i të cilit duhet të përbashkojë gjithë shqiptarët, pa asnjë dallim”, ka uruar Begaj.

Related Posts