Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë dy javëve të para të vitit 2026, në rajonin e Prishtinës janë shqiptuar gjithsej 1.883 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik, si pjesë e angazhimeve të Policisë për rritjen e sigurisë rrugore.

Sipas Policisë, një nga shkeljet më të shpeshta mbetet tejkalimi i shpejtësisë, veçanërisht në kushtet e sezonit dimëror. Po ashtu, shqetësues mbetet edhe numri i automjeteve të paregjistruara, ku gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 353 automjete që kanë qarkulluar pa regjistrim dhe pa kontroll teknik, duke paraqitur rrezik serioz për sigurinë në trafik.

Njësiti Rajonal i Trafikut Rrugor, edhe pse nga data 1 janar deri më 14 janar 2026, ka qenë duke vepruar në zbatimin e planit operativ “Sezoni Dimëror”, për shkak të kushteve atmosferike, zyrtarët policorë në koordinim me zyrtarët e Ministrisë përkatëse dhe kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve, janë angazhuar në rregullimin dhe menaxhimin e trafikut rrugor, veçanërisht në zonat ku është vështirësuar qarkullimi.

Paralelisht me këto angazhime, është punuar edhe në rritjen e sigurisë në trafik. Vetëm gjatë dy javëve të para të këtij viti, në rajonin e Prishtinës, janë shqiptuar 1.883 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik.

Përveç tejkalimit të shpejtësisë, sidomos në kushtet e dimrit, nga statistikat e grumbulluara, sfidë mbetet një numër i madh i automjeteve të paregjistruara, gjithsej 353, gjë kjo që paraqet një problem serioz për sigurinë në trafik, pasi këto automjete qarkullojnë në rrugë pa kontrollim teknik.

Related Posts