Disa oër pasi kërkoi ndihmë në gjetjen e tij, Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur  17- vjeçari i shpallur si i humbur në Gjilan.

Sipas Policisë, pas veprimeve operative dhe angazhimit të njësive relevante, si dhe falë bashkëpunimit të qytetarëve dhe mediave, i mituri është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.

Aktualisht, ai ndodhet në ambientet e Policisë së Kosovës, ku po zhvillohen procedurat e nevojshme ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka falënderuar mediat dhe qytetarët për bashkëpunimin, informacionet e ofruara dhe përkrahjen e treguar gjatë kërkimit, duke vlerësuar lart kontributin e tyre në zbardhjen e rastit.

 

Related Posts