(VIDEO) Si i bashkoi Rinumërimi të gjitha partitë politike në KQZ? LVV, PDK, LDK dhe AAK mbështetën Rinumërimin
Mbledhja e datës 13 janar 2026 në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, do të mbahet mend se si përfaqësuesit e partive politike shqiptare, LVV – PDK – LDK dhe AAK, lanë menjëanë përplasjet e shpeshta dhe bashkuan votat për të çuar në Rinumërim 1/3 e vendvotimeve ku u zhvillua procesi zgjedhor më 28 dhjetor 2025.
Vendimi për Rinumërim të 914 vendvotimeve ishte i domosdoshëm pas indikacioneve nga një verifikim i 33 vendvotimeve të komunave të ndryshme se janë “prekur” votat e kandidatëve për deputetë të subjekteve të ndryshme politike.
Në këtë mbledhje, ishte paraqitur një raport paraqit një raport nga verifikimi i votave të kandidatëve për 2% të vendvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025.
“Sipas këtij raporti, më 10 janar 2026, Sekretariati i KQZ-së ka bërë shikimin e videoincizimeve të kamerave në vendosura në tavolinat e numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit dhe është evidentuar se ka raste të mospërputhjeve të votave për kandidatë. Pas këtyre evidentimeve, SKQZ ka bërë verifikimin e brendshëm të fletëvotimeve për kandidatë në 2% të vendvotimeve apo 52 vendvotime nga të gjitha komunat e Republikës së Kosovës. Deri në përfundim të ditës së hënë, 12 janr 2026, janë verifikuar 33 vendvotime, ku rezulton se votat e kandidatëve të numëruara në Qendrat Komunale të Numërimit nuk pasqyrojnë numrin e votave të kandidatëve të evidentuara në fletëvotime”, thuhej në njoftimin e KQZ-së menjëherë pas mbajtjes së mbledhjes.
Më tej, sipas njoftimit të KQZ-së, “duke u mbështetur në këto gjetje, KQZ mori vendim për rinumërimin e 914 vendvotimeve që i takojnë të gjitha komunave të Republikës së Kosovës. Në 10 komuna do të rinumërohen 100% të vendvotimeve (Dragash, Kaçanik, Lespoaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug), ndërkaq në 28 komunat tjera, do të rinumërohen nga 10% e vendvotimeve (Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut)”.
Demokracia.com sjell momentin e votimit të rekomandimit për të Rinumëruar 914 vendvotime, si një nga momentet e rralla kur përfaqësuesit e të gjitha partive politike shqiptare në KQZ, votuan njëzëri.
























