Komuna e Prishtinës ka njoftuar se faqja e Inspektoratit të Kryeqytetit është hakuar kohëve të fundit.

Përmes një postimi në Facebook, komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos iu besojnë asnjë postimi që publikohet nga faqja në fjalë, derisa thotë se e njëjta mund të besohet vetëm pas një njoftimi të radhës nga komuna.

“Ju njoftojmë se faqja e Inspektoratit të Kryeqytetit është hakuar kohët e fundit. Ekipet tona po punojnë për ta rikthyer kontrollin dhe funksionimin normal të saj”.

“Ju lutemi të mos besoni postime të publikuara nga faqja deri në njoftimin e radhës, pasi ato nuk pasqyrojnë veprimet e institucionit. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”, thuhet në njoftim.

Related Posts