Eliksiri i rinisë ndodhet në shtyllën kurrizore. Shikoni se sa shumë zbulon një shpinë elastike për shëndetin në përgjithësi dhe, në veçanti, për gjendjen kardiovaskulare.

 

 

 

Rikthe fuqinë mashkullore pa pilula: funksionon për 10 minuta

Lajmet janë të mira për këdo që ushtron rregullisht dhe i kushton rëndësi fleksibilitetit dhe elasticitetit të trupit, sidomos në zonën e shpinës. Vitet e fundit, të dhënat tregojnë qartë se fleksibiliteti i nyjeve dhe i shtyllës kurrizore është një tregues i elasticitetit të arterieve. Pra, sa më elastike të jetë shpina, aq më “i ri” është sistemi vaskular i zemrës – dhe kjo është shumë pozitive.

Provoni ushtrimin e mëposhtëm:

 

 

Uluni në dysheme me këmbët të shtrira përpara. Përpiquni të prekni gishtat e këmbëve me duar. A po i afroheni? Ju duhet ende shumë? Apo është e pamundur? Sapo provuat një ushtrim fleksibiliteti të shtyllës kurrizore që zbulon shumë për “rinë” e arterieve tuaja.

Pikërisht të njëjtin eksperiment kryen studiues japonezë, të cilët vlerësuan aftësinë e 526 të rriturve, të moshës 20–83 vjeç, për t’u ulur në dysheme dhe për të prekur gishtat e këmbëve. Plakja arteriale e pjesëmarrësve siç citon noa.al, u vlerësua me ultratinguj dhe, për personat mbi 40 vjeç, u konstatua një lidhje e drejtpërdrejtë mes fleksibilitetit të shtyllës kurrizore dhe elasticitetit të arterieve. Përfundimet e studimit u botuan në American Journal of Physiology.

Prandaj, nëse jeni mbi 40 vjeç dhe nuk arrini t’i afroheni gishtave të këmbëve, ndoshta duhet të shqetësoheni jo vetëm për humbjen e fleksibilitetit, por edhe për shëndetin e zemrës suaj.

Studimi japonez nuk është i vetmi që tregon se elasticiteti i nyjeve dhe i shtyllës kurrizore lidhet drejtpërdrejt me plakjen e arterieve. Studime të tjera kanë treguar epërsinë e padiskutueshme të ushtrimeve shtrënguese (stretching) krahasuar me lloje të tjera stërvitjeje, sa i përket përmirësimit të elasticitetit arterial.

Pra, ekziston mënyra për të përmirësuar fleksibilitetin tuaj dhe, si rrjedhojë, edhe elasticitetin e arterieve. Zgjidhja është stretching-u, ose ushtrimet shtrënguese. Një praktikë tjetër që mund të ndihmojë në këtë drejtim është joga. Përveç përmirësimit të fleksibilitetit dhe elasticitetit të arterieve, joga është lidhur edhe me përmirësimin e vlerave të kolesterolit dhe sheqerit në gjak.

Mos harroni: sa më elastike të jetë shtylla kurrizore, aq më “të reja” janë arteriet tuaja.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Related Posts