Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta dhe strategjike mes Kosovës dhe Shtetetve të Bashkuara të Amerikës.
Ajo ka postuar në rrjetin social Facebook, një fotografi me presidentin amerikan, Donald Trump.
Në përshkrim, ajo shkruan se “Sepse aleanca me Amerikën është rruga e vetme”.
Kosova është në mesin e mbi 30 vendeve që kanë pranuar të jenë pjesë e Bordit të Paqes për Gazën.























