Ligjeratat e Speciales, Bajraktari: Tentativë e dështuar, fllimisht duhet të ishte transaparente, objektive dhe e paanshme

Juristi Ardian Bajraktari raportin për aktivitetin civil të kryer nga Gjykata Speciale me nxënësit në shkollën e mesme në Prishtinë e konsideron se mund të si një tentativë e dështuar dhe e vonuar për të përmirësuar imazhin e besueshmërisë në vend.

Avokati shkroi të enjten pas raporteve për ligjeratën në ‘Xhevdet Doda’ se sikur institucioni i drejtësisë mos të kishte lëshime e shkelje në aspekte të tjera të veprimtarisë së saj nuk do të kishte nevojë për një fushatë të tillë të sensibilizimit të opinionit publik.

“Roli dhe qëllimi i çdo gjykate është zbatimi i Kushtetutës ligjit dhe instrumenteve ndërkombëtare, nga ky rregull nuk përjashtohen as Dhomat e Specializuara.

Si çdo gjykatë, sikurse në çdo procedurë, për të qenë e rregullt, ajo fillimisht duhet me qenë transaparente, objektive dhe e paanshme. Për më tepër, nuk duhet të pranojë prova nga një shtet e regjim gjenicidal, i cili është bombarduar nga aleanca më e fuqishme e botës demokratike, NATO-ja.

Kur ndodhin këto veprime s’ka nevojë fare të mbahen “ligjërata” për rolin dhe procedurat, ngase po të kishte transparencë ato do të ishin mjaftueshëm të njohura dhe në zbatim.”

Ai theksoi se fushata të tilla jo që janë të vonuara por edhe një indikator se kredibiliteti jo vetëm tek njohësit e fushës por edhe në opinionin e gjerë publik ka skepticizëm rreth veprimtarisë e qasjes së gjykatës

“Për ekspertët, mbase edhe opinionin e gjerë, të ndodhur në disavantazh për sa i përket besueshmërisë gjithnjë e më shumë në rënie rreth punës së kësaj gjykate, “ligjëratat” janë tentativë e dështuar.

Nuk rritet besimi me “ligjërata”, për aq kohë sa nuk ka pasur trajtim objektiv, nuk ka pasur transperencë e janë pranuar prova nga regjimi gjenocidal, kreator dhe ekzekutues i krimeve.”.

Related Posts