Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot pasdite në fshatin Bogë të Rugovës.
Siç ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, për Klankosova.tv, aksidenti ndodhi pasi një motor bore është përplasur në një shtyllë elektrike duke shkaktuar lëndimin e katër personave.
“Policia është në vendin e ngjarjes”, tha tutje Rugova.























