Një traget me më shumë se 350 persona në bord u fundos mëngjesin e së hënës pranë një ishulli në Filipinet jugore. Ngjarja tragjike ndodhi në mot të mirë, gati 2 kilometra nga fshati ishullor Baluk-baluk në provincën Basilan.
Ekipet e shpëtimit kanë arritur të shpëtojnë 316 pasagjerë, ndërkohë që 15 trupa të pajetë janë nxjerrë nga uji. Zyrtarët lokalë raportuan se trageti u mbyt në kushtet më të paqëndrueshme të mundshme, duke shtuar se shpëtimi i pasagjerëve ka qenë një operacion i vështirë.
Komandanti i rojes bregdetare, Romel Dua, bëri të ditur se grupet e shpëtimit po vazhdojnë punën për të nxjerrë të tjerë nga deti, ndërkohë që hetimet janë duke u zhvilluar për të zbuluar shkaqet e mbytjes së tragetit.























