Personat e arrestuar janë:L.K, mashkull 30-vjeçar, i dënuar për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Lëndim i lehtë trupor”, me dënim prej 1 viti e 8 muaj burgim L.M, mashkull 27-vjeçar, i dënuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”, me dënim prej 3 vitesh burgim, ku përfshihet edhe periudha prej 6 muajsh arrest shtëpiak.

Pas arrestimit, të dy personat janë dërguar për vuajtje të dënimit, në përputhje me vendimet përkatëse gjyqësore.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe do të vazhdojë angazhimin maksimal për kapjen e personave të kërkuar, si dhe për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Related Posts