Në natën e Vitit të Ri, pra me 31 dhjetor pritet që temperaturat të jenë të ftohta në Kosovë, ku edhe me gjasë do të ketë pak borë.
Ka mbetur edhe pak ditë deri në festimin e natës së Vitit të Ri dhe temperaturat sa shkojnë e ulen.
Dita e fundit e vitit 2021 do të përballet me temperatura të ulëta, por që janë normale për këtë sezon.
Sipas ueb-faqes që bënë parashikimin e motit ‘AccuWeather’, me 31 dhjetor temperaturat minimale do të shkojnë deri në minus -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë vlerën prej 0 gradë Celsius.
Në bazë të këtij parashikimi me datë 30 dhe 31 dhjetor pritet të ketë pak reshje të borës. Këtë javë temperaturat minimale do të shkojnë deri në minus 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet deri në 4 gradë Celsius.
Ndërkaq sipas po kësaj uebfaqe, me datë 1 janar 2022, temperaturat do të jenë nga -1 deri në -6.
Më poshtë keni parashikimin e motit nga “AccuWeather”.